ShowBiz
29 July 2021
35-vjeçari që duket si Brad Pitt, thotë se ngjashmëria me të po ia vështirëson jetën

35-vjeçari Nathan Meads është i njohur vetëm sepse ka një ngjashmëri të frikshme me Brad Pitt.

Babai beqar thotë se përpos benefiteve, është shumë e vështirë të dukesh njësoj si aktori i famshëm pasi përballet edhe me komente tallëse. Vështirësia më e madhe lidhet me njohjet e reja, sidomos në disa aplikacione për takime, pasi një pjesë e mirë mendojnë se ai ka një profil të rremë.

“Nuk më ecën me vajzat. Disa prej tyre e besojnë që thjesht i ngjaj, ndërsa të tjera më akuzojnë se po shtirem. Duhet të më telefonojnë me video sepse nuk e besojnë. I fshiva të gjitha llogaritë e mia për takime dhe po rii vetëm. Nuk po e kërkoj dashurinë dhe dua të qetësohem, pasi vajzat e mia janë përparësia ime më e madhe. Nuk jam duke kërkuar Angelinan time.”, tha ai në një intervistë.

Meads shtoi se për herë të parë këtë fakt ia vunë në dukje kur ishte 20 vjeç dhe se do të donte ta takonte Pitt një ditë.

“Kemi disa të përbashkëta, megjithëse kemi llogari të ndryshme bankare,” tha ai.

 



Të ndryshme
Më shumë
Sheshi Skënderbej jehon kuqezi, pamjet me dron nga protesta për ish-krerët e UÇK-së17 October 2025
“Oh gërrnaqa… qitash ka lezet Kosova”, Gjira thotë se vendlindja po ua sheh ‘hajrin’ gurbetqarëve28 September 2021
Ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT, një tjetër mjek preket nga koronavirusi 3 July 2020