Nga Bota
30 July 2021
Zgjatet për 1 muaj izolimi në Australi, dislokohet ushtria në rrugë

Australia ka dislokuar me qindra ushtarë në Sidnei, për të vëzhguar nga afër situatën pandemike në vend, teksa autoritetet vendosën të zgjasin edhe më tej izolimin kombëtar.

Në Australi, varianti Delta u raportua fillimisht në muajin qershor dhe solli rreth 30 mijë infektime të reja, si dhe 9 viktima.

Pavarësisht, 5 javëve në lockdown, përsëri raportohet raste të reja, mbi 170 në ditë. Izolimi do të zgjasë, së paku deri më 28 gusht, me qytetarët që ndalohen të dalin nga shtëpitë përveçse për pazar, ushtrime në natyrë dhe arsye shëndetësore.

Forcat e armatosura bashkë me policinë, do të vendosen në zonat më të rrezikuara të Sidneyt. 



Të ndryshme
Më shumë
BE-ja reagon për sanksionet amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare10 October 2026
Bekteshi siguron: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjis elektri13 September 2021
Nga SHBA-ja te dialogu me Serbinë, Avdullah Hoti ia numëron tetë sfida presidentes së re12 October 2026