Nga Vendi
30 July 2021
Deklarohet Kasami pas takimit me Zaevin: Rikonfirmuan edhe njëherë vazhdimin e koalicionit BESA – LSDM në nivel qendror

Është deklaruar edhe kryetari i Lëvizjes Besa për takimin me kryetarin e LSDM-së dhe kryeministrin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takimin me Kryeministrin Zoran Zaev rikonfirmuan edhe njëherë vazhdimin e koalicionit BESA – LSDM në nivel qendror, ndërkaq për shkak të specifikave të ndryshme Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale do të garoj e vetme në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare. U dakorduam që bashkëpunimi ndërmjet partive të koalicionit të jetë në mënyrë reciproke duke respektuar mëvetësinë e çdo subjekti, ndërsa mbetemi të bindur se koalicionet i krijon sovrani me votën e tij!” ka shkruar Kasami në Facebook.

Sipas gjitha gjasave, Kasami do të garojë për kryetar të komunës së Tetovës. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zyra e Kryeministrit Kurti organizon Paradën e Krenarisë LGBT, Osmani merr pjesë, Kurti jo29 June 2021
COVID-19, do ta eliminojmë apo do të jetojmë me të?20 August 2021
Ardita Sinani: 4 milionë euro nga Albin Kurti për Luginën. Mbështetje konkrete për vitin 202622 February 2026