ShowBiz
1 July 2020
“S’ka dasma”, Labinot Tahiri me shoqëri hedhin valle në pishinën e shtëpisë së tij

Labinot Tahiri hedh valle në shtëpinë e tij pas vendimit për mos mbajtjen e dasmave.

Sot në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, theksoi se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona, duke bërë që ahengjet të mos mund të mbahen ashtu siç të gjithë kanë shpresuar.

 

E pas këtij vendimi, Labi me miqtë e tij është mbledhur në shtëpinë e tij ku duket se po argëtohen me këngë e valle.

Një video tjetër është publikuar edhe nga bashkëshortja e Labit, Hana, ku gjithë grupi shfaqen duke kënduar.

E po këtë video e ka shpërndarë edhe Labi e ku ka shkruar: “Qysh ken tu u knaq me miliona klikime e nëpër Tajlandë e Dubai, tak bajrakin te shpia kam kryq haha mashallah zgate Zot”./Gazeta Express/

 



Të ndryshme
Më shumë
Flamuri i UÇK-së në protestat e dhunshme në Tiranë, reagon OVL e UÇK-së15 October 2026
Lajmi mirë/ Prej nesër aplikoni për vauçer 12.000 denarë , mëso detajet 7 June 2021
Nën moton “Marshi i engjëjve”, familjet e viktimave në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi10 May 2025