Nga Vendi
30 July 2021
Merko: Nuk e kam dëmtuar Buxhetin e Komunës, akuzat ndaj meje janë farsë politike

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i quan farsë politike akuzat ndaj tij për shpërdorim financiar. Në një intervistë për gazetën LAJM, Merko tha se nuk ka keqpërdorur Buxhetin e Komunës së Strugës dhe konsideron se qëllimi i këtyre akuzave është që të krijohet huti para zgjedhjeve lokale.

LAJM: Merko, antikorrupsionerët kërkojnë të ndiqeni penalisht për shpërdorim financiar, për siç thonê, furnizime të dyshimta, harxhime irracionale të parave të komunës, blerjen e një makine luksoze prej 70.000 eurove, etj. Mendoni se pas gjithë këtyre akuzave mund të merrni mbështetjen e qytetarëve për ta drejtuar sërish komunën?

Ramiz Merko: Unë mendoj se qytetarët më njohin mirë. Nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre apo për vjedhje financiare. Nuk është bërë dëmtimi i Buxhetit të Komunës. Është paradoksale dhe është rast i vetëm që të ngritet procedurë ndaj personit i cili kërkon një shërbim. Ne kemi kërkuar në vitin 2017 shërbim nga vlerësues ekonomik që ka bërë vlerësimin e nevojave të komunës së Strugës për të funksionuar normalisht dhe atë vlerësim të vlerësuesit e kemi bërë si kërkesë në Gjykatën Themelore në Shkup. Gjykata Themelore në Strugë ka marrë pëlqim nga Gjykata e Apelit në Manastir, ka marrë pëlqim nga Ministria e Financave, ka marrë pëlqim nga Avokatia Publike dhe në fund ka vendos që të na jep atë vendim. Do të kthehem pak në vitin 2006, kur kemi kërkuar edhe atëherë kornizë për funksionim të brendshëm të Komunës dhe administratës dhe atëherë është bërë një presedan, mos të them racizëm nga ana e gjykata ku Struga me 67 mijë banorë, ka marrë kornizë 16 milion e 600 mijë denarë, kurse Ohri me 53 mijë banorë ka marrë 52 milion. Struga ka pas borxh rreth 5 milion euro, Ohri ka pas mbi 20 milion euro. Në 2017 vetëm kemi kërkuar që të zgjërohet korniza. Ti mund të bësh edhe 100 kërkesa por nuk do të ndiqesh penalisht. Kjo më është bërë mua. Kjo është vetëm një farsë para kandidimeve për kryetar të ardhshëm, që të krijohet huti tek qytetarët që ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do të kalojmë ashtu lehtë. Edhe ne dimë të ngrejmë procedura.

Në intervistën për gazetën LAJM, Merko ka folur edhe për mundësinë e rikandidimit në Strugë për mandatin e katërt. Ai ka thënë se për këtë do të vendos partia në bazë të anketave që po zhvillon, rezultatet e të cilave do të publikohen së shpejti.

“Janë në anketim mjaftë kandidatë nga Struga. Keni dëgjuar mjaftë emra, jo vetëm Ramiz Merkon por edhe të tjerë. BDI është subjekti i madh dhe me demokraci të brendshme. Secili mund të kandidojë por në fund vendosin anketat, vendos populli dhe sigurisht strukturat partiake do të marrin qendrimin e fundit. Edhe unë jam një nga ata kandidatë dhe do të shohim vendimet që do të merren nga subjekti”, tha Merko në një intervistë për gazetën LAJM.



Të ndryshme
Më shumë
18-vjeçarja e vrarë në Ferizaj është mbesa e këngëtares së njohur kosovare24 August 2021
Goran Bregoviq reagon pas koncertit në Korçë ku u hodh gaz lotsjellës23 August 2021
Çifti ndërron jetë nga COVID-19 – vdiqën duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit29 September 2021