Nga Rajoni
30 July 2021
Kosova e konsideron të rrezikshme iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha Gërvalla

Mini shengenin ballkanik ose i ashtuquajturi “Ballkan i hapur” si iniciativë për bashkëpunim rajonal, Kosova e konsideron si iniciativë të rrezikshme. Kështu ka deklaraur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë vizitës së saj në Shkup.

Ajo tha se kjo iniciativë rrezikon qëllimin e përbashkët të vendeve nga rajoni, respektivisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Pa i mohuar të drejtën asnjë shteti të pavarur dhe sovran të marr vendimet e tij se në cilën iniciativë të merr pjesë, se me kënd dëshiron të krijojë koalicione të vogla apo të mëdha, si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të mini-shenhgenit, që nga dita e djeshme Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë si të rrezikshme. Sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës tonë të përbashkët si rajon drejt BE-së”, deklaroi Gërvalla.



Të ndryshme
Më shumë
Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve 3 November 2025
Shkarkimi i Ziberit/ Osmani selame Filipçes dhe LSDM-së: Shpejt vjen 15 korriku27 June 2020
Për shkak tragjedisë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore23 November 2021