Nga Vendi
2 August 2021
Maqedonia ka borxh 7.4 miliardë euro, në 6 muajt e fundit është rritur për 900 milionë euro!

Borxhi publik për tre muaj është rritur për 213 milionë euro apo ka arritur 64.4% e prodhimit bruto-vendor (PBV), ka njoftuar Ministria e Financave.

Borxhi publik në fundi të muajit qershor të këtij viti është në nivelin e 7.386 miliardë euro.

“Me këtë, borxhi publik ka arritur në 7.4 miliardë euro, apo për 2.7 miliardë euro më i lartë në raport me vitin 2016-të. Kjo Qeveri planifikon të vazhdojë ende që të fusë në borxh këtë popull. Vitin e ardhshëm, planifikojnë borxhi publik të arrijë 8.5 miliardë euro apo rreth 66% e PBV-së, sipas Strategjisë për menaxhim me borxhin publik 2022-2026. Kjo do të thotë se çdo familje katëranëtarëshe deri në vitin e ardhshëm do të hyjë në borxh për 17.000 euro. Për llogarinë e kësaj, askush asgjë nuk mund të fitojë. Investimet kapitale janë realizuar me 30% për shtatë muaj, kurse njëkohësisht janë blerë automjete e mobilje dhe janë punësuar në administratë ngjitës të pllakateve partiake”, reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja./TV21



Të ndryshme
Më shumë
ASH: Projekligji për organizimin e lojërave të fatit përmban 199 nene, asnjëri prej tyre nuk përmbush premtimet e VLEN-it për mbylljen e bastoreve 5 July 2025
Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një ish të dashurës, ia kishte sulmuar me thikë një familjar26 August 2021
VIDEO/ ‘Shqiptarët na vunë në rresht, na poshtëruan’, grekëve nuk u del inati: ‘Duhet ligji i ...19 January 2021