Nga Vendi
1 July 2020
Ali Ahmeti ua ka futur frikën në palcë Zaevit e Mickovskit

BDI është e vetmja parti shqiptare që po bën një luftë të ashpër me dy subjektet maqedonase.Ajo i ka detyruar ato të bashkohen në frontin maqedonas i formon.

Tani shqiptarët mund ta shohin se BDI s’ka qenë kurrë palë me asnjërën parti maqedonase por ka qenë vetëm rregulli i mallkuar i bashkëqeverisjes me ta.

 

Partitë shqiptare merren me BDI në ndërsa kjo e fundit merret me maqedonasit.Ky është dallimi thelbësorë.Partitë shqiptare nuk reaguan kur Zaev i shau . Nuk reagojnë sepse kanë shpresë të qeverisin sërish me të dhe nuk duan ta idhnojnë duke gëlltitur sharjet dhe nëncmimin .

Fakti që sot BDI ka detyruar të bëhen bashkë Maqedonasit ,të shkojnë në debate televizive dy liderët e partive më të mëdha dhe ta thonë hapur se do bëhemi bashkë kundër kryeministrit shqiptar,se do t’i jap deputetët e mij për një qeveri pakicash etj etj vetëm të mos jetë shqiptar kreu i qeverisë,tregon se BDI i ka mposhtur ata dhe ua ka futur frikën deri në palcë.BDI i ka goditur direkt si asnjëherë më parë dy partitë maqedonase që të zëna ngushtë kanë filluar të shpërqendrohen politikisht dhe ideja e Kryeministrit shqiptar i ka bërë ata të notojnë në ujërat e nacionalizmit,sidomos Zaevin që i’a fshiu shoqërinë për të gjithë dhe e ka bërë atë të frustruar ,plot makthe politike BDI i’a hoqi maskën edhe një kryeministri si Zaev në listën e gjatë të atyre që i ka pensionuar politikisht.Ahmeti ka detyruar Zaevin që shpëtimin politik ta sheh tek nacionalizmi,aty ku i ka rrënjët partia e tij.

 



Të ndryshme
Më shumë
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina në Maqedoni22 September 2021
Maqedonia heq kompensimet për mjetet ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë10 August 2021
BDl – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit19 October 2021