Nga Vendi
3 August 2021
Maqedoni: Zjarri në Koçan, nëntë banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Ministria e Shëndetësisë informon se nëntë banorët e Koçanit të cilët mbrëmë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, si pasojë e zjarrit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë u liruan në shtëpi.

Nga MSH thonë se pacientët mbrëmë kanë qëndruar në spital për disa orë dhe kanë pranuar terapi me oksigjen.

Nga zjarri në Koçan nuk ka pasur të lënduar me djegie.

Ndërsa sot autoritetet kanë dërguar për ndihmë edhe armatën, ndërsa edhe Bullgaria ka paralajmëruar se do të dërgojë ndihma për shuarjen e zjarreve në RMV./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Fjolla Morina del nga burgu? Fotoja e bashkëshortit që ngriti dyshimet13 August 2021
Më 19 nëntor fillon gjyqi për tragjedinë në Koçan, familjarët e viktimave do të marshojnë edhe sot rrugëve të qytetit 8 November 2025
Zakharieva: 83.3% e bullgarëve nuk mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE30 March 2021