Nga Vendi
3 August 2021
Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,36 % në raport me vendimin e datës 26.07.2021.

Nga KRRE thonë se në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 5,549 %, te nafta për 4,440 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,392 % dhe të mazuti për 4,346%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,29%. Duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas Metodologjisë si dhe shumën e rritur të akcizës së dizelit në përputhje me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit të Akcizave, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 3,36%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ?UROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ?URODIZELIT (D-? V) rritet për 3,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (?L-1) rritet për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit ?-1 SU rritet për 1,101 denarë/kg dhe tani do të jetë 37,981 den/kg.

Nga data 4.8.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,50 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU 37,981 (denarë/kilogram).

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.8.2021./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Publikohen pamjet e Maradonnës në shtrat me 16-vjeçaren që e akuzon atë se e mbylli në hotel dhe e drogoi me kokainë12 October 2021
Haziri: Albin Kurti t’i përvjelë mëngët, Kosova nuk duhet të dalë humbëse në dialog16 June 2021
Kush janë zv.ministrat e propozuar nga Lëvizja BESA16 September 2020