ShowBiz
4 August 2021
“Shkollimi i Kosovës nuk më ka vlejtur asgjë”, Vig Poppa tregon për jetën pas zhvendosjes në Suedi

Vigan Bardhi apo siç njihet me emrin artistik ‘Vig Poppa’, është rikthyer në tregun muzikor duke lansuar dy këngë.

‘Futja kepën, dhe ‘Alo’ ishin hitet që e rikthyen sërish pranë fansave të tij, shkruan Indeksonline.

Ai është zhvendosur për të jetuar në Suedi bashkë me familjen e tij.

Në një intervistë për Telegrafin, reperi u shpreh se edhe pse ka zgjedhur për të jetuar në Suedi, i është dashur të nis çdo gjë prej fillimit. Madje ai ceku se shkollimi në Kosovë nuk i ka vlejtur asgjë.

“Këto dy vitet e fundit jam duke u përgatitur për universitet në fakt. Shkollimi i Kosovës nuk më ka vlejtur asgjë në Suedi edhe shkaku i mos-njohjes së gjuhës mu ka dashur të bë gjithçka prej fillimit, kështu që jam ende në proces të përgatitjes për universitet. Muzikën për momentin e kam lënë pak anash, po gjithsesi do të punoj në muzikë në të ardhmen, sepse krijimi i muzikës është pjesë shumë e madhe e imja qe s’mundem ta injoroj”, ishte përgjigja e tij./Indeksonline/



Të ndryshme
Më shumë
John Cena tregon pse s’u bë asnjëherë baba17 October 2026
Policia e Maqedonisë për një ditë ka dënuar 703 shoferë për vozitje të shpejtë 6 September 2021
Pasi u lirua nga paraburgimi Enver Sekiraqa, reagon babi i Triumfit... 16 October 2021