Nga Vendi
4 August 2021
Bullgaria dërgon në Maqedoni 25 zjarrfikës, 2 makina zjarrfikëse dhe 2 ambulanca

Pas urdhrit të kryeministrit Stefan Janev, Bullgaria ka dërguar ndihmë për menaxhim me zjarret që shpërthyen në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Siç raporton agjencia BGNES, ndihma do të vijë përmes mekanizmit të ndihmës reciproke dhe qeveria bullgare planifikon të dërgojë 25 zjarrfikës, 3 kamionë zjarrfikës dhe 2 ambulanca të tjera për të shuar fatkeqësinë në Koçan dhe Dellçevë.

Agjencitë kujtojnë se dje, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri Stefan Janev deklaroi se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj me mbështetjen e nevojshme për të shuar katastrofën.

Ndryshe, për momentin në RMV nëntë zjarre janë aktive, ndërsa më seriozi është në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, rreth fshatit Drenak./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet lokale/ Kasami premtoi stadium modern në Tetovë: 16 milionë euro investime në sport13 October 2025
Sela: Jam këtu për të realizuar çdo interes të shqiptarëve (VIDEO) 1 July 2020
Mërgimtari nga Suedia: Sa herë vi në Kosovë, më duket si në xhungël24 June 2021