Nga Vendi
5 August 2021
Pas paralajmërimeve për përmbytje, NPK Tetova pastron kanalizimet në qytet

Pas paralajmërimeve për të reshura të mëdha të shiut dhe përmbytje të mundshme, NPK Tetova ka nxjerrë në terren makinerinë për pastrimin e rrjetit të kanalizimit në Tetovë.

“Në bazë të informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza Ju informojmë se ditëve në vijim në vend parashikohet të ketë shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe ere të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive, me më shumë shi të rrëmbyeshëm per një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta ( mbi 80 km/orë) dhe kushte për breshër”.

“NPK “Tetova” Tetovë gjatë ditës së sotme ka bërë kontroll në të gjithë rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik duke kontrolluar pikat më kritike dhe njëkohësisht Ju informojmë se jemi në gjendje gatishmërie me të gjithë mekanizmat për tejkalimin e gjendjes së parashikuar”, njoftuan dje nga NPK Tetova./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Valë e re e ftohtë në Ballkan, temperaturat bien deri në 15 gradë10 May 2026
Dy të lënduar në aksidentin e rëndë para Parlamentit10 September 2020
Tayna: “Tri koncerte i bëj në një natë, kështu që xhepi im nuk është kurrë i thatë”26 July 2021