Nga Bota
5 August 2021
Nusja 21-vjeçare vdes një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Një nuse e re vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e re, një orë pasi përfundoi dasma. Thuhet se Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

Nusja kishte ndërruar jetë, ende e veshur me fustanin e nusërisë, pasi i kishte thënë familjes se kishte dhimbje të forta në gjoks.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku pësoi një sulm fatal në zemër. Përpjekjet e mjekëve për ta ringjallur atë rezultuan të pasuksesshme.

Vdekja e parakohshme e kishte tronditur familjen e saj dhe zonën lokale.

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një fshatar.

Kushëriri i saj Mohammad Hamed tha: Dje, morëm pjesë në dasmën e Isras ku të gjithë ishin të lumtur dhe sot e varrosëm.

Sipas raporteve lokale, shumë fshatarë kishin marrë pjesë në funeralin e gruas së re.



Të ndryshme
Më shumë
Dario Doka: Unë jam Gay por e dua femrën më shumë se kta "burra", nëna ime dhunohej nga babai sepse ... 15 September 2021
166 sanksione për shkelje në trafik në Shkup, 61 për tejkalim të shpejtësisë21 July 2021
Gastronomët në Maqedoni presin që masat e reja të anulohen, paralajmërojnë protesta13 August 2021