ShowBiz
5 August 2021
Si e mori mbiemrin “Mehmet Kosova”, flet vetë aktori

“Jetë e hidhur” apo “Aci Hayat” ishte seriali i parë turk që u transmetua në Kosovë, e që mori vëmendjen e të gjithëve, një prej arsyeve kryesore pse ky serial i bëri për vete kosovarët, ishte mbiemri i aktorit kryesor në këtë serial.

Por, pse i mbeti mbiemri Kosovali?

Këtë e kishte treguar në një intervistë vite më parë, aktori Kenan Imirzaliologu, i cili e luante rolin e Mehmet Kosovës.

Ai kishte thënë se mbiemri i mbeti shkaku i këmbngulësisë për çka njihen shqiptarët në Turqi.

“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë, për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, kishte thënë Imirzialogu.

Ndryshe, në kohën sa transmetohej ky serial, pothuajse të gjithë qytetarët mbylleshin në shtëpi për ta shikuar, në disa raste kishin dështuar edhe koncertet e disa këngëtarëve, që i kishin lënë në kohën sa transmetohej ky serial./Expresss/



Të ndryshme
Më shumë
Papa Françesku do të japë dorëheqjen? Mediat italiane zbulojnë arsyet e mundshme24 August 2021
Nusret “çmend” rrjetin me veprimin e fundit, pamjet nga restoranti bëhen virale22 September 2026
Robert Berisha kapet mat me modelen e njohur (FOTO) 8 August 2020