ShowBiz
5 August 2021
Para se të vjen në Shqipëri, këngëtari nacionalist serb, Bregoviq pranoi dekoratë të veçantë nga Vuçiqi

Këngëtari serb, Goran Bregoviq, i cili pritet të ketë një paraqitje në Korçë, para disa muajve ishte nderuar në mënyrë të veçantë nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Në shkurt të këtij viti, këngëtari kontravers u nderua me Urdhrin Ylli i Karagjorgjes, një ndër medaljet më të larta që jepen në Serbi, shkruan Gazeta Express.

“Jam nderuar që ta pranoj Urdhrin e Yllit të Karagjorgjes të Shkallës së Parë për merita të jashtëzakonshme në përfaqësimin e Republikës së Serbisë dhe për rezultatet e arritura në artin e muzikës”, kishte shkruar Bregoviqi në llogarinë e tij në Instagram me rastin e pranimit të kësaj dekorate.

Ndryshe, Gazeta Express të mërkurën raportoi se Bregoviqi pritet të këndojë para publikut shqiptar në Korçë. Organizatorët, të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij, po e cilësojnë “kulm të atmosferës” natën kur do të këndojë Bregoviqi, derisa në Kosovë është kundërshtuar pjesëmarrja e këngëtari nacionalist serb. Bashkia e Korçës thotë për Gazetën Express se është në dijeni për këto kundërshtime, por cilëson se po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht.

Lajmi se Bregoviqi pritet të performojë në Korçë ka ngjallur shumë reagime në Kosovë, për shkak të qëndrimeve të tij anti-shqiptare dhe këngëve të tij, që janë cilësuar si inspirim i ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë./Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë
SPB Tetovë: 72 persona pa maska gjatë ditës së djeshme27 July 2020
Filipçe: Numri i të infektuarve në Shkup është në rënie të vazhdueshme, por ka raste të reja në disa qytete29 June 2020
Talat Xhaferi: Regjistrohu për të mirën tonë dhe të shtetit14 September 2021