Nga Vendi
6 August 2021
Pesë vjet nga vërshimet katastrofike në Shkup

Viti 2016 dhe viti 2021, periudha e njëjtë kur Maqedonia po përballet me fatkeqësi natyrore të cilat shkaktojnë dëme të mëdha.

Tani kemi situatën trishtuese me zjarret në vendet malore, ndërsa në vitin 2016, pikërisht më 6 gusht u shkaktuan vërshime të mëdha në Stajkovc, Hasanbeg, Creshevë, Haraçinë, Smillkovc dhe vende tjera përreth qarkores.

Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016, në Shkup kishin rënë 92,9 litra shi në një metër kub, ndërsa gjatë dy orëve të para të vërshimeve, kishte patur mbi 800 vetëtima.

Atëkohë, nga shiu i rrëmbyeshëm ishin shkulur drunjë, ndërsa shtëpitë kishin ngelur pa energji elektrike. Mijëra qytetarë u evakuuan gjatë natës së 6 gushtit.

Në këto vërshime jetën e humbën 22 persona. Njerëz të shumtë dolën për të ndihmuar në teren, për pastrim të shtëpive dhe kërkimin e personave të zhdukur. Madje, një vajzë 1 vjeçare ende që atë ditë rezulton si e zhdukur sepse nuk u gjet kurrë.



Të ndryshme
Më shumë
Prindërit e familjarëve të rastit të Koçanit publikuan kërcënimet që marrin, MPB kërkon t’ua dërgojnë me email18 June 2025
Nesër shpallje për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për instalim të pajisjeve ekologjike në automjete 7 June 2021
Kurti thirrje Serbisë: T’i heqim të dyja shtetet targat e përkohshme22 September 2021