Nga Vendi
2 July 2020
Bilanci i muajit qershor i Covid-19 në Maqedonin e Veriut

Muaji qershor ka regjistruar 62 për qind të bilancit nga Kovid-19 në Maqedoni të Veriut në raport me 3 muajt e parë të pandemisë.
Përkatësisht nga 26 shkurti kur u regjistrua rasti i parë me Korona virus në vend deri më 31 maj vendi regjistronte 2.315 raste, ndërsa vetëm në qershor 4.063.

Numri më i lartë i të infektuarve për 24 orë është regjistruar më 13 qershor, përkatësisht 196 të infektua. Nën 100 raste të reja ka pasur vetëm më 6 dhe 22 qershor, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve ka lëvizur mes 12 dhe 23 për qind.

Gjatë qershorit u regjistruar edhe numri më i madh i viktimave. 166 viktima u raportuan vetëm në 30 ditë të pandemisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 306. Për dallim nga muaji qershor, në mars, prill dhe maj ishin regjistruar 140 të vdekur si pasojë e Kovid-19.

Gjatë muajit qershor vatra të reja u regjistruan në Shkup, Kumanovë me rajonin e Likovës, Tetovë, Shtip dhe Ohër.

 

 

Për momentin Qyteti i Shkupit ka më së shumti raste aktive, ndërsa në Kumanovë ditë më parë janë regjistruar mbi 90 të shëruar. Edhe në Shtip raportohet për numër të madh të shëruar ndërsa në Tetovë autoritetet kanë alarmuar për disa vatra të reja. Numri më i lartë i të shëruarve nga personat e infektuar gjatë qershorit u regjistruar më 1 korrik, respektivisht 123 të shëruar.

Bilanci i COVID-19

26.02.2020-31.05.2020- 140 viktima
01.06.2020-30.06.2020 – 166 viktima



Të ndryshme
Më shumë
Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes28 October 2020
Ish ushtari i UÇK-së i kontribuon fondit të Kadri Veselit me 10 mijë euro10 August 2021
Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë në Holandë mund të hynë me certifikatë, test negativ dhe karantinë 3 September 2021