ShowBiz
6 August 2021
“Si mund të rrish 2 muaj pa djalin”, Adelina Tahiri kritikohet nga ndjekësit për pushimet, sqarohet këngëtarja

Adelina Tahiri ndodhet në Greqi me pushime dhe fansave vazhdimisht u ka servuar pamje të ndryshme por ata kanë vënë re mungesën e djalit të saj, Jon.

Gjersa po kalon ditë pushimi ajo ka hapur një bisedë me ndjekësit dhe mori kritika kur zbuloi se është me bashkëshortin por nuk kanë me vete djalin.

Ky detaj ka habitur disa prej fansave të Adelinës, dhe njëri prej tyre i ka shkruar i frustruar: “Si mundesh të rrish pa djalin për dy muaj?!”.

Këngëtarja i është përgjigjur ndjekësit duke thënë se në fakt Joni ndodhet në Greqi, por nuk shoqëron kudo mamin dhe babin.

“Djali është në Greqi me mua! Po, ne kemi shtëpi këtu dhe vendosemi për 3 muaj! Ndërkohë lëvizim në destinacione të ndryshme me burrin”, sqaron ajo.

Adelina ka treguar se Joni nuk mund të lëvizë, sepse ai është fëmijë i vogël dhe i shkatërrohet qetësia. “Joni ka rregullin e vet! Dhe mendoj që kur bëj pushime të shkurtra si psh ky tani 4-5 ditë nuk i bëj mirë! Sepse është akoma bebe dhe i shkatërroj qetësinë!”, shkruan ajo.

 



Të ndryshme
Më shumë
Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh19 August 2021
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës konfirmon rrugën e drejtë të vendit19 March 2026
Izairi: Jam i sigurt se do të ketë rritje të votave, për 225 vota nuk ia dolëm22 October 2021