Sport
6 August 2021
Cilat janë klubet ku mund të shkojë Lionel Mesi?

Mediat e ndryshme evropiane, pas lajmit se Lionel Mesi largohet nga “Kam Nou”, kanë shtjelluar listën klubeve, ku argjnetinasi mund ta vazhdoj karrierën.

Paris Sen Zhermeni mbetet favoriti kryesor, me klubin francez që është gati t’ia plotësojë çdo kërkesë argjentinasit. Lidhja e ngushtë e Messit me disa nga lojtarët e PSZH-së mund ta qoj atë në “Park de Princes”.

Ndërkohë në garë fuqishëm për argjentinasin janë edhe dy skuadrat tjera të mëdha evropiane, si Man. Siti dhe Interi. Siti lidhet me Mesin për faktin se Pep Guardiola e dashuron futbollistin dhe tentoi transferimin e tij edhe verën e vitit të kaluar.

Ndërkohë sa i përket skuadrës italiane Inter, Mesi gjithmonë ka qenë i lidhur me ta për faktin se kjo skuadër ka qenë një shtëpi për futbollistët argjentinas.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë: Pesë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit26 August 2021
Zgjedhjet lokale, partitë politike vazhdojnë aktivitetet në teren 9 October 2025
Arben Fetai ushtron të drejtën e votës në Opajë19 October 2025