Nga Vendi
6 August 2021
Të shtëna me armë zjarri në dasmë, arrestohet 27 vjeçari nga Çairi

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.00, në Çair, policia e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka arrestuar personin J.A(27) nën dyshimin se ka kryer vepër penale “prodhim, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie eksplozive” i dënueshëm sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Pas marrjes së masave paraprake është vërtetuar se J.A ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.Me urdhër të gjykatësit paraprak në procedurë është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur municion të cilën e ka poseduar ilegalisht.

J.A është dorëzuar para gjykatësit paraprak, dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha dhe Gjuriq drekuan me Kallas’in në New York: Bosnja e ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit24 September 2026
Kosova kryen tamponët në Shqipëri përpara sfidës me Moldavinë 2 September 2020
Ia ndaloi ta shoh vajzën për një kohë të gjatë, këngëtarja kosovare fiton gjyqin ndaj ish të dashurit 2 July 2021