Nga Vendi
9 August 2021
OBRM-PDUKM: Masat anti-kovid janë të vonuara dhe joefikase

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me masat e Qeverisë për parandalimin e COVID-19. Nga kjo parti thonë se pakoja e masave antikovid është e vonuar dhe joefikase.

“Tani Zaev dhe Filipçe merren me pasojat e virusit korona, ndërsa shkaqet për këtë sot është injorimi i plotë i problemit dhe imunizimi jo në kohë. Gara për provizione, në vend të garës për vaksina kontribuoi që Maqedonia sot të thyejë edhe një rekord dhe ai është në krye të listës së të infektuarve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata bëjnë thirrje për vaksinim, por duke i respektuar të drejtat e të gjithë qytetareve që mendojnë të kundërtën dhe Qeveria nuk ka të drejtë ta kufizojë të drejtën dhe lirinë e tyre të zgjedhjes.

“Qeveria nuk do të mundet t’i zbatojë masat e saj njëjtë. Për disa do të vlejnë, për të tjerë jo. Populli nuk duhet të frikësohet dhe përsëri kriza e koronës të shndërrohet në luftë për mbjellje të frikës, por i vendimeve të arsyeshme të cilat do të japin rezultate. Nevojiten masa stimuluese, e jo dënime”, përfundojnë nga atje.



Të ndryshme
Më shumë
Uroi serbët për Vidovdanin, përplasje mes Çitakut dhe Grenellit në Twitter29 June 2021
“Na këpute shpirtin Faton, ishe pike e djalit” – Leonora Jakupi e përlotur nga vdekja e mikut të saj 1 September 2021
Fisnik Syla i bën dedikimin special Fjolla Morinës në rrjete sociale29 July 2021