ShowBiz
9 August 2021
Mediumi serb ironizon me protestën kundër Bregoviqit: U tund mali, polli miu

Vetëm tre persona iu përgjigjën thirrjes së ish-deputetit shqiptar, Kujtim Gjuzi, i cili u paraqit për ta zhvilluar një protestë paqësore këtë javë kundër këngëtarit të ftuar në Festivalin e Birrës, shkroi sot mediumi serb, B92. Ky medium e titullon shkrimin me fjalinë “U tund mali, polli miu”, transmeton Gazeta Express.

Ata po lëviznin përgjatë trotuarit me një pankartë ku shkruhej: “Gregor Bregovi? nuk është i mirëpritur në Festivalin e Birrës, nëse nuk kërkon falje”, shkruam mediumi serb.

Kjo protestë, siç ishte paralajmëruar, u zhvillua më 8 gusht, në orën 11 të mëngjesit, dhe nga Bashkia e Korçës, e cila është organizatorja e këtij festivali, nuk ka indikacione që mund ta ndryshojnë vendimin e tyre dhe anulojnë koncertin e Goran Bregoviqit.

Bregoviq kishte mbajtur koncert në Tiranë në vitin 2006, me ç’rast mori “Çelësin e Tiranës” nga kryetari i atëhershëm i kryeqytetit shqiptar, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Ilir Kulla: Politika është real-interes-politikë, jo luftë në rrjetet sociale 8 August 2026
Maqedoni, pas 2 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit mësojnë ende me libra të dëmtuar29 October 2021
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni 6 October 2025