ShowBiz
9 August 2021
Alketa Vejsiu apo Bora Zemani? Sindi i çudit të gjithë me zgjedhjen e saj

Sindi ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga ish-konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”. Ajo është përfshirë shpesh në debate me ish-konkurrentë të tjerë, gjë që e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes mediatike.

Së fundmi, Sindi ka qenë e ftuar në emisionin “Në pranga” ku iu është përgjigjur disa pyetjeve tepër pikante. E pyetur se kë do zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut, pa hezituar ajo tha emrin e kësaj të fundit duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

“Alketa Vejsiu është këtu lart për prezantueset, (bën me shenjë) të tjerët duhet të vijnë 100 vende poshtë. As që diskutohet që është moderatorja më e mirë në Shqipëri. Është faktike, nuk është thjesht mendimi im”, u shpreh Sindi, teksa theksoi se në “Love Story” do e konsideronte pjesëmarrjen vetëm për Alketën.

Por si të mos mjaftonte kjo, Sindi zgjodhi Vera Grabockën si producenten më të mirë kur u vendos përballë zgjedhjes Olsa Muhameti apo Vera Grabocka.

Nuk e njoh personalisht, por mbahet si një nga producentet më brilante”, tha ajo.

Në bazë të këtyre përgjigjeve Sindi la të kuptohet se nuk i ka ruajtuar raportet e mira me stafin që ka bashkëpunuar më herët.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, Covid-19 po bën kërdinë aty ku ka pak të vaksinuar27 August 2021
Vendi ku ra shi për herë të parë pas 70 viteve20 August 2021
Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë të pavaksinuar dhe pa test30 August 2021