Nga Vendi
2 July 2020
Zgjedhjet, vazhdon “fushata” përmes përgjimeve

Fushatë “bombash”. Të paktën tani për tani, publiku ka mundësi të njihet përmes internetit me bisedat nga takimet ku kanë qenë edhe Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Edhe pse LSDM edhe VMRO-DPMNE mohojnë të kenë ndonjë lidhje me publikimin e incizimeve, lëshimi i tyre bëhet në mënyrë të organizuar respektivisht një nga një. E pyetëm Pavle Bogoevskin, një nga drejtuesit e “Revolucionit shumëngjyrësh” dhe deputet në përbërjen e fundit parlamentare të LSDM-së, a ka ndonjë ndryshim në efektin midis bisedave të përgjuara katër vjet më parë dhe këto tani. Ai beson se këto incizime për Zaevin dhe Mickoskin janë më shumë për diskreditim politik personal sesa “bombat” e vitit 2016 që treguan korrupsion sistemor.

Katër vjet më parë bombat u përdorën si qëllim i fundit, kurse tani bombat përdoren thënë kushtimisht si fisheku i parë, qëllimi i parë i të cilit është të bëhet më shumë zhurmë sesa të ketë epilog konkret dhe të saktë juridik”-tha Pavle Bogoevski, ish-deputet.

Bogoevski beson se kjo mënyrë e fushatës me “bomba” do të bëhet praktikë. Ai nuk beson se regjistrimet do të ndikojnë në mënyrë drastike në rezultatin e zgjedhjeve.

Votimi në fund të ditës është një veprim emocional e jo veprim i arsyeshëm, kështu që ne nuk mund të themi me siguri nëse dhe sa efekt do të kenë ndaj votimit”-pohoi Pavle Bogoevski, ish-deputet.

Vetë Bogoevski u tërhoq nga pozita e deputetit, kur kundër tij u publikua një regjistrim audio për diskreditim personal.



Të ndryshme
Më shumë
Gjashtë viktima dhe 113 raste të reja me Covid-19, shërohen 259 pacientë 6 August 2020
Stresi bëhet pjesë e fushatës të Sali Berishës 1 May 2025
Për të shkuar në kafene ose restorant, do të duhet të jeni të vaksinuar – thotë Bekteshi 9 August 2021