ShowBiz
9 August 2021
“Dua të lidhem me të”, 20 vjeçarja e ‘çmendur’ pas Atdheut: E kam puthur nga televizori

Në ekranin e “Top Channel” u transmetuan së fundmi audicionet e “Përputhen 3”.

Një vajzë 20 vjeçare e quajtur Raisa konkurroi për t’u bërë pjesë e programit, teksa tregoi se është e ‘çmendur’ pas Atdheut.

Ajo tha se nuk do të futej në program, nëse Atdheu do pranonte të dilte me të. 20 vjeçarja bëri dhe një rrëfim të çuditshëm, teksa u shpreh se e ka puthur Atdheun nga televizori.

“Ti je i bukur. Vishesh bukur. Buzëqeshjen e ke të bukur. Dua të kem një lidhje me Atdheun. Nëse ai pranon të dalë me mua, unë e lë programin. Më pëlqen shumë. E kam pëlqyer dhe më para kur e kam parë në televizor. Jam afruar afër televizorit dhe e kam puthur”, u shpreh ajo, ndërsa përpos deklaratës së saj, vajza bëri dhe twerk para tij.



Të ndryshme
Më shumë
Kroacia i dhuron 20 mijë vaksina “Astra Zeneka” Maqedonisë së Veriut 6 August 2021
MSH Maqedoni: Vdekshmëria e pacientëve është shumë më e madhe te qytetet ku ka përqindje të vogël të të vaksinuarve 3 September 2021
214 raste aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut23 July 2021