Nga Rajoni
10 August 2021
Basha falënderon Kosovën për ndihmën në luftën me zjarret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën që po i jep Shqipërisë në luftën me zjarret.

Ai ka falenderuar Kosovën për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, ka shkruar ai në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Ganimete Musliu e ashpër me Qeverinë: Të paaftë e frikacakë, s’keni guxim të përballeni me pyetjet e deputetëve17 June 2021
LSDM: Me Mickoskin, paga minimale nuk mbulon as ushqimin, 33% e punëtorëve jetojnë në varfëri21 October 2026
Ja si do të organizohen dasmat këtë vit16 June 2021