Nga Rajoni
10 August 2021
Parkuan veturat e tyre buzë detit, por këta shoferë në Kroaci siç duket nuk i kishin bërë mirë llogaritë

Disa fotografi që thuhet se vijnë nga Solaris pranë Shibenik në Kroaci, janë shpërndarë në Facebook kanë treguar disa makina të parkuara.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa shoferë që vendosën të linin makinat e tyre buzë detit, por pas disa orësh “mbërriti një surprizë”.

Makinat nuk ishin më pranë detit, por gati të futura në ujë, sepse shoferët me gjasë që nuk llogaritnin në baticën kur parkuan makinat.

Dhe komentuesit në mediat sociale kanë arritur në përfundimin se këta shoferë sigurisht kanë qenë turistë.



Të ndryshme
Më shumë
Familja Cani: Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve11 March 2026
Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje 7 September 2021
iPhone 13 me funksionin e telefonit satelitor – mund të bëni thirrje dhe të dërgoni mesazhe edhe kur nuk keni rrjet31 August 2021