Nga Vendi
10 August 2021
MPJ: Nga ishulli Evia janë evakuuar 38 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Zjarret në ishullin grek Evia
Ministria për Punë të jashtme njofton se 38 shtetas nga gjithsej 39 janë evakuuar nga ishulli grek Evia si pasojë e zjarreve, transmeton Alsat. Njëri prej shtetasve ka vazhduar të qëndroj në Greqi derisa është vendosur në pjesën e sigurt në jug të ishullit.

“Sipas informacioneve, të dielën, më 8 gusht, 39 turistë nga Maqedonia e Veriut kanë qenë prezent në ishull. 38 prej tyre janë larguar të sigurt nga ishulli, më pas disa janë drejtuar në vendpushime tjera, kurse të tjerët pas përfundimit të pushimit janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa njëri prej qytetarëve tanë, ka vazhduar të qëndrojë në pjesën jugore të ishullit Evia (aktualisht vend i sigurt)”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.



Të ndryshme
Më shumë
Rama në Formunin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absulutisht kundër29 July 2021
Skandali i Adi Hilës, Olti Curri: Dy prej personave të përfshirë kanë tentuar t’i japin fund jetës30 September 2026
Konakoviq kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit10 September 2026