Nga Vendi
10 August 2021
ASH-ja me kandidatë të rinjë dhe një nga diaspora

BDI ME FORCA TË VJETRA NË ZGJEDHJET E REJA

BDI me forca të vjetra do të shkojë edhe në këto zgjedhje. Sikurse në zgjedhjet parlamentare kur bartës të listave ishin emra të njohur për opinionin dhe emra me karrierë të gjatë politike, e njëjta formulë do të përdoret edhe në zgjedhjet lokale. Pothuajse të gjithë kryetarët aktual të komunave nga radhët e BDI-së do të rikandidohen. Madje do të rikadindohet edhe Nevzat Bejta, i cili u mposht nga Arben Taravari në Gostivar në zgjedhjet e fundit lokale. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, thotë se zgjedhja e kandidatëve është mbështetur në anketat e partisë.

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR
“Nga anketat që i kemi zhvilluar dhe të cilat kanë qenë shumë voluminoze me nga 1000 njerëz në të gjitha qytetet dhe komunat e rëndësishme, Z. Ahmeti ka vlerësuar që kandidatët që dje ai i bëri të ditur për opinionin do të jenë kandidatët fitues në të gjitha komunat tona në zgjedhjet lokale të 17 dhjetorit të vitit 2021.”

Nga ana tjetër, Aleanca për shqiptarët ende nuk e ka bërë të ditur se kush do të jetë kundër-kandidatët në komunat më të mëdha, si në Tetovë dhe Strugë. Por nga partia thonë se risi do të ketë.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Pjesa dërmuese e kandidatëve do të jenë emra të rij, të dëshmuar në profesionet dhe me integritet personal. Deri më tani në tre degë kemi konsensus mes strukturave dhe janë nominuar Bekim Pocesta në Dibër, Mahir Ziberi në Zhelinë dhe Nazim Taipi në Tearcë. Në Komunën e Tearcës kandidati është kuadër nga diaspora, një afarist i suksesshëm me punën e tij në Zvicër dhe në vendlindje.“

Ajo që dihet është se kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga opozita, do të rikandidohen. E në Çair, pothuajse është e sigurt se kandidati do të jetë nga Alternativa. Emri më i përfolur është Bekim Sali.
Të gjitha kandidaturat pritet që përmbyllen javën e ardhshme pasi të mbahen kuvendet e degëve dhe të finalizohet marrëveshja e koalicionit. /KlanMacedonia



Të ndryshme
Më shumë
Bota rrotullohet, Kallashi ‘diss’ Drejtorit të Policisë15 March 2022
Bashkëshortja e Astritit me shkrim për vdekjen e tij: Sot më le përgjithmonë… 9 September 2021
“Don Xhoni paguan 10 milionë lekë sponsorizime për klikime”, këngëtari shqiptar shpërthen keq22 July 2021