Nga Vendi
13 August 2021
Spasovski: Janë arrestuar 17 persona në lidhje me zjarret

Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, ka njoftuar se janë arrestuar 17 persona në lidhje me zjarret që e kapluan vendin para disa ditëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar nga pakujdesia e njerëzve dhe për këtë thotë se duhet të ketë përgjegjësi më serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri tani MPB ka arrestuar 17 persona, në polici janë ftuar 16, kemi dorëzuar dy kallëzime penale dhe dy kundërvajtëse. Ende punohet në një pjesë të rasteve dhe pasi të përfundojmë do të ketë kallëzime adekuate”, ka shkruar Spasovski.

Ai shton se procedura udhëhiqet në koordinim me Prokurorinë Publike dhe prej atje i marrin udhëzimet për kualifikimin e veprës penale.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dogana mbledh 580 milionë euro për 6 muaj29 June 2021
“I shkroi një burri letër dashurie”, prestigjiozja amerikane shkruan për jetën e biznesmenit gay shqiptar22 June 2021
Sylejman Selimi i jep fund debatit: Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së22 September 2021