Nga Vendi
13 August 2021
MSH-Maqedoni: 87% e të infektuarve nuk ka janë vaksinuar, asnjë viktimë në mesin e të vaksinuarve

Ministria e Shëndetësisë fillon me analiza të rregullta javore, të cilat do të publikohen çdo të premte, ndërsa i referohet përqindjes së të vaksinuarve midis rasteve pozitive dhe vdekjeve nga Covid-19 në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë analizë, të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

“Në periudhën nga 06.08 deri në 12.08.2021 në territorin e vendit 3.497 qytetarë të testuar janë pozitivë, nga të cilët 450 ishin plotësisht të vaksinuar, pra vetëm 12.8%.

Një përqindje e madhe, deri në 87.1% ose 3.047 qytetarë të Covid-19 pozitiv nuk ishin të vaksinuar. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është 100%”, tregon analiza.

Në periudhën prej një jave në territorin e vendit, 25 persona vdiqën nga Covid-19, asnjëri prej tyre nuk ishte i vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit, çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, parandalon sëmundjet e rënda dhe mbron nga vdekja.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsCov2./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet lokale në Kosovë, sinjal për ndryshime të mëdha në skenën qendrore politike13 October 2025
Gostivari kërkon mësim online edhe për shkollat fillore! Mësimi me prezencë fizike të shtyhet për dy javë30 August 2021
Shënohen edhe 87 raste me coronavirus në Kosovë, shërohen 31 persona28 June 2020