ShowBiz
13 August 2021
Fjolla Morina del nga burgu? Fotoja e bashkëshortit që ngriti dyshimet

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua disa javë më parë në një nga lokalet në Prishtinë.

Ajo është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’.

Gjykata e Prishtinës, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri.

Por një foto e postuar nga bashkëshorti i saj Fisnik Syla, ngriti dyshimet se Fjolla Morina mund të ketë dalë nga burgu.

Vajza e saj e vogël Alayah feston 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku ka postuar një foto ku e mban të voglën në krah ndërsa krah tij ndodhet edhe Fjolla.

Nuk dihet nëse Fjolla Morina ka dalë nga burgu apo kjo është një foto e vjetër e tyre, por duhet theksuar se çifti e kanë bërë publike lidhjen e tyre në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa në profilin e Instagramit të këngëtares nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e vajzës së saj dhe posti i fundit ka qenë i muajit korrik.

 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia heq kompensimet për mjetet ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë10 August 2021
Rrezikohet misioni, 'Peregrine' mund të përplaset në sipërfaqen e hënës10 January 2024
Goditet një pes vjeçar nga një makinë në Shkup12 July 2020