Nga Vendi
13 August 2021
Bytyqi për Marrëveshjen e Ohrit: Një atdhe, një shoqëri për të gjithë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka pasur fjalim me rastin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Bytyqi tha se marrëdhëniet e mira ndëretnike, kohezioni shoqëror, mosdiskriminimi dhe toleranca, zbatimi i tyre dhe praktika e vazhdueshme janë postulatet bazë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila sot shënon 20 vjetorin nga nënshkrimi i saj.

“Prandaj dhe Marrëveshja e Ohrit është e rëndësishme, sepse ajo solli mundësi të reja për të gjithë komunitetet, që të gjithë njerëzit të përfshihen në mënyrë të barabartë në zhvillimin e vendit tonë. Ne atë duhet ta shohim si një dokument që paraqet bazë për realizimin e të drejtave civile të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, prandaj edhe mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për zbatimin e tij. Sepse është e drejtë dhe sepse është në përputhje me vlerat bashkëkohore evropiane, për të cilat ne përpiqemi si shoqëri. Një atdhe, një shoqëri, për të gjithë!

Zv. kryeministri theksoi se përfitimet nga Marrëveshja Kornizë janë të dukshme.

“Janë miratuar një numër i madh ligjesh, ndryshime dhe plotësime ligjore, shumica prej të cilave pjesa më e madhe janë ligje për mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e barabartë, pastaj në fushën e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit, si një mënyrë për zhvillim të ekuilibruar ekonomik”, tha ai.

Bytyqi shtoi se marrëveshja Kornizë e Ohrit është një kornizë për bashkëjetesë ndëretnike, barazi, unitet dhe multikulturalizëm./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kumanovë: 17 të punësuar dhe 76 nxënës janë infektuar që nga fillimi i vitit shkollor21 September 2021
Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoni17 September 2021
Zyrtare: Takimi Kurti-Vuçiq më 15 qershor 9 June 2021