Nga Rajoni
2 July 2020
Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Nënë e bijë gjenden të pajeta në shtëpi, u vetëflijuan se besonin te ringjallja

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslym Keta”. Nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç, janë gjetur të pajeta brenda banesës së tyre. Po ashtu mësohet se edhe vajza tjetër e familjes është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Ajo quhet Blerta Josifi 34-vjeç.

Sipas “BalkanWeb” nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe janë vetëflijuar. Duket se ato kanë ndërmarrë aktin e rëndë pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë. Madje dyshohet se vajza ka vdekur ditë më parë, por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot. Kohët e fundit ato ishin përballur edhe me një lajm të trishtë. Kryefamiljari, babai i vajzave kishte ndërruar jetë.

Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i vajzave, i cili nuk kishte arritur të komunikonte dot me to. /News24.al



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 386 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska23 February 2021
Siljanovska-Davkova: Rruga e Maqedonisë drejt BE-së një maratonë që nisi nga viti 200527 September 2025
Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit, pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike24 June 2021