Nga Rajoni
17 August 2021
Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: Jemi falënderues për Shqipërinë e Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan është shprehur falënderues ndaj Kosovës dhe Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganëve, në kohën kur Kabuli po kontrollohet nga talibanët dhe njerëzit po evakuohen gjithandej.

Ky Komitet i quan shtete mike Kosovën e Shqipërinë, duke shprehur mirënjohje për strehimin e afganëve.

“Në kohën e trazirave dhe kaosit të tërheqjes së ShBA-së nga Afganistani, ne u jemi shumë mirënjohës miqve si Shqipëria e Kosova, që u pajtuan për të ofruar strehim të sigurt të përkohshëm për afganët e ndjeshëm, përfshirë ata me viza speciale imigruese”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.

Kryengritësit talebanë filluan të hyjnë të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit. Pasi forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara tërhoqën pjesën më të madhe të trupave të tyre muajin e fundit, fushata e talebanëve u përshpejtua meqë mbrojtja e ushtrisë afgane, ra.

Sipas BBC edhe pse Kabuli tashmë është mbushur me ushtarë, jeta vijon e qetë dhe shumë njerëz nuk ndihen të shqetësuar.



Të ndryshme
Më shumë
Panairi i Librit në Shkup vazhdon të jetë i hapur për vizitorët10 May 2025
Sot pritet të arrijë grupi i parë i afganëve në Maqedoni20 August 2021
Vuçiq: Ushtria serbe nuk do të futet në Kosovë, paqja është e nevojshme – pres reagimin e NATO-s27 September 2021