Nga Vendi
17 August 2021
MSH: Qytetarët në disa mënyra mund të marrin certifikatat për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë informon se qytetarët e vaksinuar kanë në dispozicion disa mundësi me të cilat mund të marrin lehtësisht një dokument që janë vaksinuar.

Nga dita e djeshme, në ambientet e hotelierisë ose ngjarje të tjera, ku ka më shumë se 30 persona, hyrja lejohet vetëm për qytetarët që janë vaksinuar me së paku një dozë vaksine ose e kanë kaluar Covid-19 para 45 ditësh.

Sipas autoriteteve shëndetësore, certifikatën për kalimin e Covid-19 mund ta marrin vetëm qytetarët të cilët janë regjistruar në ISHP se janë infektuar me virus, dhe përveç vakcinacija.mk, ata mund të marrin edhe vërtetim nga doktori i amë.

Certifikata kombëtare e vaksinimit gjithashtu mund të merret nga profili i tyre në faqen e internetit vakcinacija.mk, dhe parimi për marrjen e CommonPass është i ngjashëm, për të cilin ekziston një aplikacion mobil, dhe me të cilin ata gjithashtu mund të hyjnë në objektet e përfshira nga masat.

Ministria e Shëndetësisë apelon dhe u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksinimi është mënyra e vetme për të arritur imunitetin kolektiv, masat e praktikuara që nga dje nuk janë aspak diskriminim, por janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Musliu: Kur më kërcënuan mua nuk reaguan koleget e mia që sot qesin lot krokodili për vrasjen e vajzës24 August 2021
Violeta Kukaj duket atraktive në veshje sportive, ndërsa shfaq linjat trupore23 September 2021
Ndryshimi i klimës shkatërroi jetën në Mars, si u zhduk uji?23 July 2021