Nga Bota
17 August 2021
Rrugë të zbrazura, dyqane të mbyllura dhe njerëz të armatosur, brenda Kabulit të pushtuar nga talibanët

Disa të gëzuar për triumfin, e të tjerë që largohen me shpejtësi për të shpëtuar kokat e tyre.

Kjo është situata aktuale në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, ku talebanët kanë marrë në kontroll shtetin. Ata shihen në të gjithë hapësirat e kryeqytetit prej 6 milionë banorësh, me armë në duar dhe të gatshëm për të ekzekutuar gjithkënd që i ndalon në rrugën e tyre për pushtet.

Në pamjet e sjella nga BBC shihen rrugë të zbrazura, dyqane me dyer të mbyllura dhe pak trafik. Makinat e vetme që patrullojnë janë ato të talebanëve. Nuk është situatë e njëjtë pak më tutje, në aeroportin e Kabulit, ku qytetarët shtyhen dhe grinden mes njëri-tjetrit për të zënë një vend në fluturim, e për t’u larguar zemërthyer nga vendi.

Aktualisht atje ndodhen rreth 2.500 forca amerikane, që po përshpejtojnë lëvizjen e njerëzve dhe menaxhojnë këtë proces. Qytetarëve që u rrezikohet jeta në shtetin islamik, do të strehohen përkohësisht në Evropë. Ndër vendet që kanë pranuar ardhjen e tyre janë Shqipëria, Kosova, Franca dhe Italia.

Ata pritet të qëndrojnë disa kohë në këto vende për t’u vendosur përfundimisht në SHBA.

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Ledri Vula përjetëson në trup kujtimin e veçantë për të dhe vajzën15 September 2026
Mickoski: Së bashku me ASH – AAA do të fitojmë në zgjedhjet lokale30 September 2021
Dëshironi të humbni peshë deri në verë? Përfshini këto ushqime në dietën tuaj30 April 2025