Kuriozitete
17 August 2021
Vendos t’i pastrojë jastëkët pas 5 vjetësh, shokohet nga ajo që lëshojnë

Një grua ka habitur shumë njerëz me një video, në të cilën e shfaqi procesin e pastrimit të jastëkëve në disa faza, në pastrimin e parë pas pesë vjetësh.

Gruaja amerikane, e njohur në TikTok si Lexi, publikoi një video duke i zhytur jastëkët në ujë dhe duke i lënë të qëndrojnë ashtu disa orë.

Komentuesit i krahasuan jastëkët me thasë për patate për shkak të ngjyrës së errët që morën pas futjes në ujë.

Disa u habitën edhe më shumë, kur Lexi tregoi se jastëkët ishin të bardhë në fillim e jo të kaftë, siç kanë mundur të mendojnë shumë njerëz, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Në videon që ka marrë më shumë se katër milionë pëlqime, jastëkët shihen në faza të ndryshme me disa orë ndërmjet, ndërsa uji merr ngjyrë gjithnjë më të errët.



Të ndryshme
Më shumë
S’ka punëtorë krahu në Maqedoninë e Veriut, ikën në mërgim! 3 August 2021
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar 13.810 vaksina28 July 2021
Cila është arsyja që demat ‘tërbohen’ prej ngjyrës së kuqe? 8 July 2021