Nga Bota
18 August 2021
Historia tronditëse e nënës që u vra barbarisht nga talibanët

CNN” ka ndarë një histori prekëse të një nëne nga Afganistani e cila përfundoi e vrarë nga duart e talibanëve.

 Najia ishte në shtëpi me tre djemtë dhe vajzën e saj të vogël në një fshat të vogël në Afganistanin verior, kur luftëtarët talebanë trokitën në derën e tyre.

Vajza e Najias, Manizha, 25 vjeç, e dinte që ata do të vinin sepse kishin bërë të njëjtën gjë për tre ditë radhazi. Ata i kërkonin që nëna të gatuante ushqim për 15 luftëtarë.

“Nëna ime u tha atyre,”Unë jam e varfër, si mund të gatuaj për ju”? Talibanët filluan ta rrahin. Nëna ime u rrëzua dhe ata e goditën me armët e tyre – AK47”, Tha Manizha.

Manizha tha se ajo u bërtiti luftëtarëve të ndalonin. Ata u ndalën për një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën tjetër dhe të iknin ndërsa flakët u përhapën. Nëna e katër fëmijëve vdiq nga rrahja.

Sulmi vdekjeprurës i 12 Korrikut në shtëpinë e Najia -s në provincën Faryab ishte një pamje tronditëse e kërcënimit me të cilin përballen tani gratë në të gjithë Afganistanin pas marrjes nën kontroll të kryeqytetit Kabul nga ana e talebanëve.

“CNN” ka përdor pseudonimet për Najia dhe Manizha për të mbrojtur identitetin e tyre për arsye sigurie.

Në 10 ditë, militantët talebanë pushtuan dhjetëra qytete krahinore të lëna të prekshme nga tërheqja e trupave amerikane dhe aleate. Shpejtësia e militantëve i kapi banorët vendas në befasi.

Disa gra thanë se nuk kishin kohë për të blerë një burkë në përputhje me rregullat e talebanëve që ato duhej të mbuloheshin dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull kur të dilnin nga shtëpia.

Për gratë e Afganistanit, burka përfaqëson humbjen e papritur dhe shkatërruese të të drejtave të fituara gjatë 20 viteve,  e drejta për të punuar, studiuar, lëvizur dhe madje edhe për të jetuar në paqe.



Të ndryshme
Më shumë
Qiraxhiu që nuk do donit ta kishit, la pas 5000 kanoçe birrë në apartament19 August 2021
Albon Xhemaili: E gjetëm komunën me dy milionë euro borxh, tani ka zero 8 October 2021
Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me COVID-19 3 August 2021