Nga Rajoni
18 August 2021
Pasi ia markoi mediet, Vuçiqi nervozohet me Twitter-in: Mbyllmani llogarinë, si Trump-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka sfiduar Twitterin me mbylljen e llogarisë së tij ashtu siç ka bërë me ish-presidentin amerikan, Donald Trumpi.

Ky reagim i Vuçiqit erdhi pasi disa media nën kontrollin e tij u etiketuan si të lidhura me shtetin.

“Mezi pres që ata (Twitter) ta mbyllë llogarinë time, kështu që unë të bëhem një tjetër Trump në botë”, ka thënë Vuçiq.

Twitteri në janar ka fshirë llogarinë e ish-presidentit të SHBA-së për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejme të dhunës pasi mbështetësit e tij u dyndën për në Capitol më 6 janar, pasi humbi zgjedhjet, raporton usnews.

Twitteri i ka definuar mediat e lidhura me shtetin si “mjete ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen redaksionale përmes burimeve financiare, presionit direkt apo indirekt politik, dhe/ose kontroll mbi prodhimin dhe shpërndarjen”.

“Me kë duhet të bashkëpunojnë, hajdutët dhe kriminelët?”, ka shtuar Vuçiq. “Është më se normale që ata të bashkëpunojnë me qeverinë”.

Rrjeti social Twitter u ka shtuar nga një etiketë llogarive të mediave që kontrollohen nga Aleksander Vuçiq, ku shkruan “Media e lidhur me shtetin e Serbisë”, siç janë ‘Informer’, ‘B92’ e ‘Kurir’.

Tabloidet serbe që janë pro-pushtetit të Aleksander Vuçiqit janë markuar me këtë etiketë në Twitter për t’u bërë me dije njerëzve se llogaritë e këtyre mediave në Twitter janë të lidhur me shtetin e Serbisë.



Të ndryshme
Më shumë
Shkullaku: Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë20 October 2026
Gjobiten 500 mjekë në Maqedoni, dhanë receta për sëmundje specifike17 June 2021
Tashmë ata janë vendosur në SHBA – afganët rrëfejnë historitë e tyre të ikjes, frikës dhe shpresës 1 October 2021