ShowBiz
18 August 2021
Estrada e vaksinuar, japin mesazhe e bëjnë thirrje që çdo qytetarë të vaksinohet

Një pjesë e madhe e figurave publike të estradës janë vaksinuar, ndërsa gjithë kohës po u bëjnë thirrje qytetarëve që ta bëjnë edhe ata një gjë të tillë për të mos çuar vendin në mbyllje sërish.

Ndonëse ka një pjesë goxha të mirë që ende vazhdojnë të mos besojnë në virus, e kjo ka shtyer edhe më shumë që figurat publike të japin mesazhe ndërgjegjësuese rreth vaksinimit, krahas thirrjeve të shumta të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Një pjesë e madhe e estradës shfrytëzuan edhe rrjetet e tyre sociale, ku publikuan fotografi gjatë momentit të vaksinimit.

Madje, ka një javë që është nisur edhe kampanja për vaksinim, ku në të janë përfshirë yjet e estradës, për të dhënë mesazhe e bërë thirrje për t’u vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë për “Reporteri.net” tregoi se kanë qenë vet këto personazhe që kanë shprehur interesimin të jenë pjesë e kësaj fushate për vaksinim, e  që gjithçka nga ana e tyre është ofruar falas.

/Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 109 raste të reja dhe 3 viktima 4 September 2020
Luksi i Loredanës: Byzylyku i dorës kushton 61 mijë euro, futrolla e telefonit 250 euro 2 November 2021
RMV, nuk ka mjek që duan të punojnë me të burgosurit28 October 2021