ShowBiz
18 August 2021
Afrim Muçiqi ka një porosi për të ‘zotët’ e dasmave: Njoftoni mysafirët që duhet të kenë çertifikatë të vaksinës ose test negativ

Ditën e sotme, në një konferencë për medie, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia propozoi që të ketë masa të reja për shkak të rritjes enorme të rasteve me Covid-19.

Ministri tha se nga data 20 deri më 1 shtator gastronomia të funksionojë deri në ora 22:30 ose 23:00, si dhe e njëjta vlen edhe për sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre, ndërsa nuk do të ketë kufizim të lëvizjes.

Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net“, Drejtori i Departamentit të Estradës, Afrim Muçiqi u shpreh se ka qenë pjesë e takimit dhe kanë rëndë dakord së bashku për këto masa.

“Pjesë e takimit isha edhe unë dhe ramë dakord që klubet e natës të mbyllen tërësisht deri me datën 1 shtator, ndërsa gastronomia dhe sallat e dasmave do të funksionojnë deri në ora 22:30. Në sallat e dasmave nuk do të lejohen më shumë se 150 persona të cilët duhet të jenë të gjithë të vaksinuar ose me test PCR, dhe përfundimi i ahengut do të jetë në ora 22:30”, tha fillimisht Afrim Muçiqi.

Por, sa i përket pjesës si këngëtar dasmash e ahengje të ndryshme familjare, Muçiqi tha se kjo mbyllje i ka dëmtuar muaj me radhë.

Ne kemi qenë të dëmtuar 600 ditë, pra para se të filloj kjo mini-sezonë, mirëpo duke pasur parasysh rritjen enorme të rasteve, shëndeti i njerëzve është mbi të gjitha”, shtoi tutje këngëtari.

Ai gjithashtu u bëri thirrje dasmorëve që të njoftojnë të ftuarit e tyre që të jenë me test PCR, ose me çertifikatë të vaksinës për të qenë pjesë e ahengut.

“Ne do ta respektojmë çdo vendim Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së, kështu që apelojmë të gjithë dasmorët që t’i njoftojnë të ftuarit e tyre që duhet të kenë testin apo çertifikatën e vaksinës, dhe se çdo gjë përfundon në ora 22:30, dhe duhet të merremi vesh që dasma të filloj në ora 17:00, pasi duhet t’i përshtatemi kushteve të momentit”, përfundoi Muçiqi për Reporteri.net.

Theksojmë se ministri, Vitia do t’i propozojë nesër (18 gusht 2021) Qeverisë së Kosovës miratimin e këtyre masave të reja.



Të ndryshme
Më shumë
Lëndët ndaj Sasho Mijallkovit, pa epilog gjyqësor24 August 2020
Kushtëzonte të dashurën me para, në pr anga 28 vjeçari nga Gostivari29 August 2020
Puthja 900-euroshe: Përveç mërgimtarit policia e dënoi edhe të dashurën e tij 3 August 2021