ShowBiz
18 August 2021
Alma Bektashi merr guximin të publikoj një fotografi sa nuk e kishte të bërë hundën operacion

Edhe Alma Bektashi ka vite që i është nënshtruar operacioneve plastike.

Këngëtarja zgjodhi që ndërhyrjen e parë ta bënte pikërisht në hundë dhe këtë dikur e pati konfirmuar edhe vet ajo, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ajo gjithashtu u shpreh përmes një postimi se e pati bërë këtë operacion për qejf të vetin.

“Pse? Për shtatë palë qejfet e mia. U, harrova edhe një gjë, kam vetullat tattoo! Hajt shnet!”, ishte deklarata e këngëtares.

E, tani ajo ka marrë guximin të publikoj një fotografi të 9 viteve më parë, vitit 2011, ku hunda e saj ende nuk ishte futur në duart e kirurgut.

Ndryshe, Alma është përfolur gjatë në medie këtë periudhë për ndarjen nga bashkëshorti i saj, por që ajo ka zgjedhur të mos flas ende për këtë çështje.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Filipçes në Kuvend, Talat Xhaferi kthen kërkesën14 September 2021
Ministria e Brendshme ka shpallur njoftimin për rekrutimin e 150 oficerëve të policisë16 July 2025
Shqipe Hysenaj e "Përputhen" vjen me emisionin e saj... 8 October 2021