Nga Vendi
18 August 2021
Shtetasit e RMV-së në Afganistan janë të sigurt, në vend do të arrijnë 450 afganë

“Derisa nuk ndodh diçka e papritur, evakuimi i qytetarëve tanë nga Kabuli do të jetë i suksesshëm. Në orët e para të mëngjesit kemi arritur t’i evakuojmë pjesën më të madhe të qytetarëve tanë të cilët kanë qenë në Kabul”.

Këtë e deklaroi dje ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në lidhje me shtetasit e RMV-së të cilët ndodhen në Afganistan.

Ai tha se të gjithë shtetasit e RMV-së të cilët janë regjistruar në aeroportin në Kabul, Afganistan, janë ngjitur në fluturimet ushtarake dhe janë transferuar në Doha (Katar) dhe Abu Dabi (UAE). Gjithashtu, tha se janë ata janë të sigurt dhe se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me rrjetin diplomatik të këtyre vendeve.

Osmani dje tha se 50 shtetas të RMV-së janë vendosur Doha dhe Abu Dabi, ndërsa 19 të tjerë ishin rrugës për në Doha. Më pas me fluturime civile do të duhet të kthehet në vend.

Ndryhe, Qeveria dje njoftoi se Maqedonia e Veriut do të pranojë 450 qytetarë nga Afganistani dhe se bëhet fjalë për gra dhe fëmijë të familjeve të punësuar në misionet humanitare dhe paqësore.

Qeveria gjithashtu vendosi që t’i lirojë nga harxhimet për vizat këto qytetarë që do të arrijnë në vend, ndërsa harxhimet për akomodimin e tyre do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare dhe SHBA-të./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Besojmë se do t’i fitojmë shumicën e komunave21 September 2021
Veles, kallëzim penal ndaj një personit për shkak të organizimit të dasmës11 August 2020
Nesër fillon rishikimi i Listës Zgjedhore në Maqedoni20 August 2021