Nga Bota
18 August 2021
Talebanët premtuan paqe, por në Kabul nisin fshikullimet me kamxhik

Në të njëjtën ditë kur udhëheqësit e talebanëve dolën në konferencën e parë për media pas marrjes së kontrollit të Afganistanit dhe premtuan rivendosjen e rendit dhe aministri për bashkëpunëtorët e Perëndimit, në terren situata është krejt ndryshe.

Në disa foto dramatike të publikuara nga “Los Angeles Times” shihen njerëz të gjakosur, mes tyre edhe fëmijë, të fshikulluar me kamxhik nga talebanët për t’i penguar që të futen në aeroportin e Kabulit. Talebanët madje hapën edhe zjarr për të zmbrapsur turmat e njerëzve që duan të largohen nga vendi për të mos jetuar nën regjimin e tyre.

Ata premtuan se do të sigurojnë më shumë liri për gratë në jetën publike, bazuar gjithsesi në ligjet e sheriatit, por shumë pak njerëz e besojnë këtë. Gjithashtu, udhëheqësit talebanë thanë se nuk do të ketë hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve të Perëndimit, por disa video të publikuara në mediat amerikane treguan patrullimet në rrugët e Kabulit dhe kontrolle në shtëpitë e personave që mendohet se kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s.

“Los Angeles Times”

“Los Angeles Times”

“Los Angeles Times”

“Los Angeles Times”



Të ndryshme
Më shumë
Ky është postimi ofendues për Kosovën i vozitësit me tabela të Beogradit që u largua nga sheshi29 June 2021
Fatura të larta të energjisë elektrike pritet të vijnë në muajt në vijim 8 October 2021
Mickoski: LSDM premtoi shoqëri për të gjithë, po doli një shoqëri për një familje 4 July 2020