ShowBiz
18 August 2021
Këngëtarja e njohur largohet nga Afganistani: E kisha thënë që do të isha ushtarja e fundit që largohem

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed ka braktisur Afganistanin pasi trupat talebanë morën pushtetin.

Mbrëmjen  e së martës u largua me aeroplan ushtarak për në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës.

Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”. Largimin e saj nga vendlindja e ka shoqëruar me një postim në rrjete sociale ku shkruan:

“Në një nga intervistat e fundit kam thënë se do të jem “ushtarja e fundit që largohem nga mëmëdheu” dhe kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi. Unë shpresoj dhe lutem se si rezultat i ndryshimeve të fundit, njerëzit të mund të fillojnë të bëjnë një jetë të qetë pa frikën e shpërthimeve. Zemra dhe lutjet e mia do të jenë gjithmonë me ju.

Mirënjohja ime e përzemërt është për secilin prej jush, për urimet dhe lutjet tuaja që ishin të shqetësuar për praninë time brenda Afganistanit pasi shumë të tjerë ishin larguar tashmë.

Unë jam mirë dhe gjallë dhe pas netëve të paharrueshme, kam arritur në Doha, Katar dhe jam duke pritur fluturimin tim përfundimtar për në shtëpinë time në Stamboll. Pasi të kthehem në shtëpi dhe mendja dhe emocionet e mia të kthehen në normalitet duke larguar shokun, kam shumë histori për të ndarë me ju.”



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Berisha në luftë me kancerin, jep mesazh të fortë 2 August 2021
Gjashtë bombardues amerikan B-52 mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut (FOTO)28 August 2020
iPhone 12 i artë që kushton 24 mijë dollarë 3 August 2020