Nga Bota
19 August 2021
Talibanët keqtrajtojnë qytetarët dhe mbajnë rendin me kallashnikovë, pamje nga Kabuli

Megjithë prezantimin e frontit të ri ‘të moderuar’ të qeverisë talibane në Afganistan, pamjet e publikuara sot tregonin sesi hajdutët e kapur lyheshin me bojë të zezë dhe shëtiteshin në formë parade në qytet, edhe pse grupi i shpallur terrorist thotë se është reformuar, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Të tjera raportime thonin se udhëheqësit e rinj po kërkonin derë më derë për kundërshtarët politikë, për t’u dhënë ndëshkimet.

Në pamje shihej gjithashtu një hajdut makinash që kishte fytyrën të lyer me zift nga zyrtarët talibanë, i cili më pas u lidh prapa një kamioni për ta bërë shembull në qytet.

Një polic trafiku pranë zhvillimeve, qëndronte i paaftë për të ndërhyrë.

Një grua raportohet se u qëllua për vdekje nga militantët në qytetin verior të Taloqan, sipas një postimi që është shpërndarë gjerësisht për rrjetet sociale vendase.

Në të tjera pamje luftëtarët talibanë shiheshin duke mbajtur rendin me kallashnikovë në krahë jashtë aeroportit të Kabul.

Xhihadistët tashmë e quajnë veten në mediat e tyre ‘Qeveria Taliban 2’ pas konferencës së djeshme ku përpiqeshin të bindnin botën se janë më të moderuar nga talibanët e 20 viteve më parë.



Të ndryshme
Më shumë
11 vjeçari fatlum – peshkaqeni ia preku këmbën, por shpëtoi10 August 2021
Sela në Forinë: Do të miratojmë ligj që kazino të ketë brenda hoteleve me pesë yje 6 July 2020
Këto janë rezultatet e para të zgjedhjeve në Mal të Zi30 August 2020