Nga Vendi
19 August 2021
Deri në fund të javës do të arrijnë një pjesë e afganëve që do të qëndrojnë në Maqedoni

Të gjithë shtetasit e RMV-së të cilët ishin paraqitur për evakuim nga Afganistani tashmë e kanë lëshuar Kabulin dhe për momentin ndodhen në Britani të Madhe, Katar dhe Oslo, prej ku ditëve të ardhshme do të transportohen në Shkup.

Ministria për Punë të Jashtme dje njoftoi se nuk kanë informacione për ndonjë shtetas i cili ka nevojë për ndihmë ose evakuim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica prej tyre, mbi 30 qytetarë tanë janë në Swinland, Britani të Madhe, mbi 20 qytetarë janë në Doha, Katar, nga ku në ditët në vijim do të transportohen në qendrat evropiane, dhe më pas në Shkup. Qytetarët tanë të fundit të evakuuar, të cilët ishin në bazën e NATO-s në Kabul, gjithashtu u larguan nga Afganistani dje dhe janë në Oslo, Norvegji.

Nga MPJ dje njoftuan se vetëm ata që janë ende duke kryer detyrat e tyre dhe evakuimi i të cilëve do të bëhet në përputhje me orarin e tërheqjes nga baza, janë lënë në bazën e NATO-s në Kabul.

Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev, dje tha se ata vetë ofruan të marrin dhe të ndajnë një pjesë të përgjegjësisë, njerëzimit dhe humanizmit pas pushtimit të plotë të Kabulit nga forcat talebane.

“Bëhet fjalë për njerëz që ishin mbështetës të ushtrive aleate, përfshirë ushtrinë tonë në Afganistan. Këta janë aktivistë të paqes, aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë, gra, studentë, intelektualë, njerëz që ne duhet të ndihmojmë në kushtet kur kanë frikë se mos ua marrin jetën”, tha Zaev, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet për valë refugjatësh ose terroristë të mundshëm, ose çfarëdo rrezikim të shtetit.

Përveç 450 qytetarëve afganë të konfirmuar që duhet të mbërrijnë në vend, Zaev tha se është e mundur që të paraqiten edhe 50, 70 ose 90 persona shtesë dhe se opinioni do të informohet.

Ndryshe, pritet që deri në fund të kësaj jave të arrinjë një pjesë e refugjatëve afgan në RMV./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bashkim Murtezi zgjidhet kryetar i Alternativa në Kumanovë27 November 2021
Miss Serbia pendohet për shqiponjën që bëri: “Rashë në grackë, spontaniteti budalla”27 October 2021
Këngëtarja e njohur hyn nesër në “Big Brother VIP”?21 October 2021