ShowBiz
19 August 2021
Menaxheri i Taynes po kërkohet nga policia, kjo është arsyeja

Rinor Hykolli, i njohur në publik si menaxheri i reperes kosovare Tayna, po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkimi për të u bë publik nga policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.



Të ndryshme
Më shumë
Prej sot aplikimi për shujtën studentore 2 August 2021
Fjalimi i kryeministrit në OKB, Berisha: Edi Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në26 September 2026
“Lëshomë, dua të mbys veten”, flet polici shqiptar që e shpëtoi vajzën maqedonase nga vetëvrasja 7 September 2021